Forca Hapësinore e SHBA-së ka hapur departamentin e saj në Japoni

schedule08:20 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 08:20 - 4 Dhjetor, 2024

Forcat Hapësinore të SHBA-së kanë hapur një degë në bazën ajrore Yokota në perëndim të Tokios, me qëllim forcimin e aftësive të mbrojtjes hapësinore dhe parandalimit.

Gjatë ceremonisë së hapjes së njësisë në bazën amerikane, komandanti i Forcave Hapësinore amerikane në rajonin Indo-Paqësor, Anthony Mastalir, tha se vende si Koreja e Veriut, Rusia dhe Kina kërcënojnë stabilitetin e rajonit Indo-Paqësor.

Forcat Hapësinore të SHBA-së në Japoni do të shërbejnë si një qendër për thellimin e bashkëpunimit dhe sinkronizimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë në sigurinë kombëtare”, tha ai. Njësia e re pritet të përmirësojë aftësinë e mbikëqyrjes hapësinore të Japonisë dhe të paralajmërimit të raketave duke ofruar këshilla dhe ekspertizë, duke siguruar një koordinim të qetë me palën japoneze, duke përfshirë Grupin e Operacioneve Hapësinore të Forcave të Vetë-Mbrojtjes Ajrore.

“Aftësitë tona hapësinore do të ndihmojnë në parandalimin e agresionit të kundërshtarit,” tha Ryan Lawton, komandanti i Forcave Hapësinore të SHBA në Japoni.

Ministri japonez i Mbrojtjes Gen Nakatani dhe homologu i tij amerikan Lloyd Austin konfirmuan krijimin e njësisë gjatë takimit të tyre muajin e kaluar në Australi./abcnews.al