Në një koferencë për mediat të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu dhe proceduesja e prokurorisë për krimet e rënda Donika Prela bënë të ditur të dhënat e reja në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.
Të konsideruar deri pak kohë më parë si të paprekshëm, disa nga anëtarët e fisit Bajri të ashtuquajtur si të fortët e “Shkodrës”, kanë rënë një e nga një në prangat e policisë. 11 persona arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim në një aksion policor të shtrirë në Tiranë, Shkodër, dhe në Roterdam të Holandë. Këto janë pamjet e arrestimit të pjesëtarëve të gupit “Bajri” në kuadër të operaciont Forca e Ligjit të koduar ‘Oaz’.
Sipas kreut të prokurorisë së krimeve të Rënda, Donika Prela dhe Drejtorit të policisë së Shtetit, Ardi Veliu, hetimi kishte nisur të pakatën gjashtë muaj më parë, ku ndihmë ka dhënë edhe shteti Hollandës. Ndërhyrja operacionale është koordinuar mes grupeve të posaçme hetimore, në të dy shtetet duke shkëmbyer informacion intensiv. Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër. Kreu i Grupit Safet Bajri i prangosur të premten në Tiranë “, dyshohet se në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit./abcnews.al