“Forca e Ligjit”/ Sekuestrohen mbi 1.4 milionë euro pasuri në Lezhë

schedule17:48 - 6 Shkurt, 2018

schedule 17:48 - 6 Shkurt, 2018

Hotele, lokale, shtëpi banimi, toka bujqësore dhe makina luksoze u sekuestruan gjatë operacionit “Forca e Ligjit” në Lezhë.
1.4 milionë euro është vlera e pasurive, të vendosura në sekuestro preventive nga gjykata, për një grup kriminal.
Bëhet fjalë për pasuritë që ishin të regjistruara në emër të familjarëve të Valentin Selajt, nga Rrila e Lezhës, i arrestuar tre muaj më parë në Itali, për trafikim të drogës në Amerikë.
Në njoftimin e policisë thuhet se janë sekuestruar pasuritë e rregjistruara në emër të P. S, 40 vjeç, nga Shëngjini, V.S, 49 vjeç, nga Rrila e Lezhës, i arrestuar po në Itali për trafikim të lëndëve narkotike në SHBA, dhe A.S nga Shëngjini, gjithashtu i arrestuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike nga Holanda.
Sipas Prokurorisë së Lezhës, ky grup është i dyshuar për trafik ndërkombetar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!