Forbes ka publikuar emrat e femrave miliardere më të reja që janë bërë në Amerikë, duke zbuluar shumat e paimagjinueshme që kanë arritur të grumbullojnë.
Në vetëm 34 vjeç, Rihanna tani është miliarderja femër më e re në Amerikë, sipas Forbes. Këngëtarja dhe biznesmenja nga Barbados është në vendin e 21-të në listë, me një pasuri neto prej 1.4 miliardë dollarësh.
Në moshën 41-vjeçare, sipërmarrësja dhe ylli i realitety show, Kim Kardashian konsiderohet miliarderja e radhës më e re me një pasuri prej 1.8 miliardë dollarësh. Ajo u rendit e 16-ta në listë.
Në vitin 2018, motra e Kim Kardashian, Kylie Jenner, u emërua miliarderja më e re e revistës.
Megjithatë, pas një rillogaritje u zbulua se pasuria e saj neto ishte 900 milionë dollarë në vend të 1 miliard dollarëve, edhe asaj iu hoq titulli. Tani, Jenner ka një pasuri prej 600 milionë dollarësh dhe zë vendin e 41-të.
Në muajin prill, Rihanna u përfshi për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes në botë. Në atë kohë, këngëtarja-sipërmarrëse për shkak të performancës pozitive të kompanisë së kozmetikës Fenty Beauty dhe kompanisë së të brendshmeve Savage X Fenty që ajo themeloi iu bashkua listës me një pasuri prej 1.729 miliardë dollarësh. Ajo gjithashtu u bë miliarderja e parë në ishullin e saj në Barbados./abcnews.al