Eksperti për ekonominë, Fatos Çoçoli foli edhe për fondin sovran për naftën të paralajmëruar nga qeveria. I ftuar në emisionin “Sheshi i dollarit” në ABC News, eksperti shpjegoi se si do të funksionojë ndërsa shtoi se fondi do të vetëmenaxhohet dhe mund të ketë disa përfaqësues të ndryshëm.
“Ngritja e një fondi që është tërësisht i pavarur prandaj quhet sovran nga nevojat e buxhetit dhe vendimmarrja e qeverisë për buxhetin, për paratë nga taksat që i ka për shpenzimet afatgjata, dhe ia kushtoi këto para një fondi që do të dijë të vetëmenaxhohet. Në këtë fond do të jetë një përfaqësues i Bankës Qendrore, një përfaqësues i qeverisë, një CEO që mund të jetë nga një kompani private që ta drejtojë këtë fond. E rëndësishme është që nëse vijnë 50 milionë eurot e para në muajt e parë të nisjes së shfrytëzimit industrial, kur profesori që ka një eksperiencë gjithë jetën se si vihet në përdorim një pus, thotë se s’mund të them një fazë se kur do të dalë mbi tokë në mënyrë industriale nafta e Shpiragut, atëherë duhet të jemi të kujdesshëm. Dhe fjalët e fundit të deklaratës së qeverisë këtë donin të thoshin se jemi të kujdesshëm sepse jemi në fazën që mund të hyjmë në vlerësim. Ndoshta është momenti ku realisht kanë hyrë në vlerësim.”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, inxhinieri Fatmir Shehu shtoi se është e nevojshme ngritja e një instituti të naftës.
“Instituti është truri i çdo gjëje. Japonia nuk ka naftë fare, ka një institut nafte nga më të mëdhenjtë e naftës. Objektivi që të kesh njerëz racional, që i përkasin shtetit dhe jo qeverisë.”, u shpreh ai./abcnews.al