Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fondi Social 2026/ Rama: Rriten shërbimet dhe mbështetja për qytetarët në nevojë

schedule10:18 - 15 Shkurt, 2026

schedule 10:18 - 15 Shkurt, 2026

Në kuadër të Fondit Social Kombëtar 2026, shërbimet sociale në vend  do të shtrihen dhe konsolidohen, duke garantuar mbrojtje dhe kujdes për qytetarët më në nevojë.

Kjo u konfirmua nga kryeministri Edi Rama, i cili nga 14 shërbime që ofroheshin në vitin 2019, sot ofrohen 98 shërbime aktive, duke krijuar një rrjet të gjerë mbrojtjeje sociale në të gjithë vendin.

Përmes sistemit, Rama tha se sot janë 65 mijë individë përfitojnë nga shërbimet jo vetëm në formë financimi, por edhe përmes mbështetjes së organizuar në nivel bashkie.



Për vitin 2026, kryeministri pohoi se do të financohen 14 shërbime të reja për fëmijët dhe nënat në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, gratë dhe vajzat viktima të dhunës, si dhe për fëmijët pa kujdes prindëror.

Nga këto, 12 shërbime do të ofrohen në bashkitë Durrës, Përrenjas, Kurbin, Skrapar, Himarë, Kavajë, Vorë, Korçë, Mat, Patos, Cërrik dhe Kamëz, ndërsa dy shërbime të reja emergjence dhe një linjë këshillimi për fëmijët do të operojnë në nivel rajonal.

Ky program synon të forcojë qëndrueshmërinë e shërbimeve sociale dhe të ofrojë mbështetje të strukturuar për grupet më vulnerabël të shoqërisë.

“Një tjetër shënim që është pjesë e këtij ditari të kësaj jave, është ai që lidhet me Fondin Social Kombëtar 2026, ku kemi kaluar nga 14 shërbime në vitin 2019, në 98 shërbime aktive sot, dhe mund të themi se e kemi kthyer shërbimin social në një rrjet real mbrojtjeje sociale në të gjithë vendin. Janë 65 mijë individë, që përfshihen nën kujdestarinë e këtij rrjeti të organizuar mbështetje sociale, jo thjesht përmes financimit, por përmes një sistemi të strukturuar shërbimesh, që tanimë është shtrirë në nivel bashkie, buxheti i këtij fondi është rritur gjashtë herë që nga fillimi i kësaj reforme dhe vetëm këtë vit është 17% më i lartë se viti i shkuar. Kjo tregon konsolidim dhe prioritet të qartë politik për ata që janë më në nevojë. Në vitin 2026 do të financohen 14 shërbime të reja për fëmijët dhe nënat në nevojë, për personat me aftësi ndryshe, për të moshuarit, gratë dhe vajzat e viktimave të dhunës, si dhe për fëmijët pa kujdes prindëror. Nga këto 12 shërbime do të ofrohen në Durrës, Përrenjas, Kurbin, Skrapar, Himarë, Kavajë, Vorë, Korçë, Mat, Patos, Cërrik dhe Kamëz. Ndërsa në nivel rajonal do të ngrihen dy shërbime të reja emergjence dhe një linjë këshillimi për fëmijë.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!