Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshjen për buxhetin e bllokut dhe fondin e rimëkëmbjes nga pandemia COVID-19, në vlerë prej 1.8 trilion eurosh.
Marrëveshja u bë pas një kompromisi me Hungarinë dhe Poloninë. Dy vendet kërcënuan së do të vendosin veto mbi klauzolën që lidh financat me respektimin e sundimit të ligjit.
Kjo do të mund t’iu kushtonte atyre miliarda euro nga BE-ja, pasi janë duke u hetuar për minimin e pavarësisë së gjykatave dhe mediave.
Por, dy vendet u siguruan se klauzola do të zbatohet vetëm për shpenzimet e ardhshme.
“Tani mund të nisim zbatimin dhe t’i rindërtojmë ekonomitë tona”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
“Paketa jonë historike e rikuperimit do t’i çojë përpara tranzicionet tona të gjelbra dhe digjitale”, shkroi Michel në Tëitter.
Ndërkohë në korrik, BE-ja është pajtuar në parim për buxhetin prej 1.1 trilion eurosh, për periudhën 2021-2027, dhe për fondin e stimulimit prej 750 miliardë eurosh, por kjo paketë kishte nevojë për mbështetjen unanime nga të gjithë anëtarët e bllokut./abcnews.al