Fondet greke, Idrizi-Nanos: Keni qenë sa për të mbushur listën

schedule21:12 - 26 Tetor, 2018

schedule 21:12 - 26 Tetor, 2018

I ftuar në “Provokacija”, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se lista me emra të disa personaliteteve shqiptare që thuhej se kishin përfituar fonde sekrete greke u bë për të zhvendosur vëmendjen nga hetimi në Athinë për këtë rast. Gjithashtu sipas Idrizit kjo është lojë politike. Madje sipas kreu të PDIU-së, ai ka qenë tabela e qitjes nga mediat.

Shpëtim Idrizi: “Prokuroria e Athinës ka hapur një hetim për fonde sekret shtetërore në drejtim të Shqipërisë dhe që kemi një prononcim edhe të Tsiprasit dhe të Kotziasit që ky është lajmi i vetëm dhe serioz që duhet të merreshim të gjithë. Për ta zhvendosur nga kjo dhe për lojë politike gazeta “Dita”, Jeta Osht Qef, Pamfleti dhe disa të tjera, jo të gjitha mediat e tjera sigurisht që kishin qejf që të peshkonin dhe emrin e Shpëtim Idrizit. Kam përshtypjen Muçi që… më fal që po t’i heq spaleteta, por besoj që ju të tjerët jeni efekt kolateral aty. Jeni sa për të mbushur sepse për t’i dhënë kredibilitet kësaj liste ishte dhe Noizy dhe Olta Gixhari, shumë personazhe të nderuara në fushat e tyre”.

“Ti mendon se tabela e qitjes ka qenë Shpëtim Idrizi”?

Shpëtim Idrizi: “Besoj që kam qenë unë për shkak të shumës së parave dhe për shkak se dy ditë më parë kisha bërë një deklaratë shtypi ku i kërkoja prokurorisë së Tiranës që të hapeshin hetimet si në Athinë për të investiguar faktin që në atje kishte dalë një lajm dhe që në drejtim të Shqipërisë janë lëshuar një sërë fondesh sekrete e pranuar nga Tsipras dhe Kotzias”.

Lidhur me këtë çështje, ai tregoi gjithashtu se burimi i parë i lajmit ka qenë një blog i cili ishte hapur vetëm prej pak ditësh.

“Ky është rasti i paraekselencës i mediave jo profesionale. Ndikojnë dhe manipulojnë të gjithë opinionin publik. Është sa komike aq edhe tragjike dhe e rëndë. Sikur portalet, gazetat shqiptare të kishin shpenzuar një sekond kohë me profesionalizmin që duhet të ketë çdo gazetar dhe të shihnin që ky blogu “Taulantia Blog”, një blog i hapur 5 ditë më përpara. Ky është burimi i parë i lajmit. Unë e kam investiguar. Pas këtij blogu e ka marr një portal “Tetova Sot” se këta bëjnë edhe më patriotë, këta që janë vërdallë dhe ky blogu më rezulton që është e një mashtruesi. I dënuar edhe nga gjykata shqiptare i deklaruar si presidenti, kryeministri edhe kryetari i parlamentit të Republikës së Çamërisë. Ky blogu i tillë thotë që referuar një mediaje greke, Elefteri Ora. Fillimisht e mora si një gjë nga këto budallalliqet që ndodhin rëndomë, pastaj e pashë që po merrej dhe opinionin publik dhe ngarkova edhe stafin që hapën këtë gazetën greke, ku nuk kishte asnjë gjë”, u shpreh Idrizi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!