Fondet e pamjaftueshme për arsimin detyrojnë ministrin italian të japë dorëheqjen

schedule12:30 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 12:30 - 26 Dhjetor, 2019

Fondet e pakta për arsimin kanë detyruar ministrin Italian të arsimit, Lorenco Fioramonti që të japë dorëheqjen.

Mediat italiane raportojnë se arsyeja e këtij vendimi ka të bëjë me fondet e pamjaftueshme për arsimin në buxhetin e miratuar nga Parlamenti Italian për 2020-ën.

Për pakënaqësitë e ministrit rreth kësaj teme, flitej prej ditësh. Sipas zërave që qarkullonin, Fioramonti dëshironte të jepte dorëheqjen për të krijuar më pas një grup të vetin parlamentar, mbështetës të Kontes, dhe në të ardhmen një parti të re.

Mes kandidatëve të mundshëm në zëvendësimin e tij është emri i Nikola Mora, presidenti aktual i komisionit antimafia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!