Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fondet e BE dhe integrimi/ Cilët sektorë do të mbështeten? Çano: 30 milionë euro për projekte në energji

schedule20:15 - 24 Tetor, 2025

schedule 20:15 - 24 Tetor, 2025

Drejtoresha e SASPAC, Eridana Çano në një intervistë në “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për fondet e Bashkimit Europian dhe integrimin.

Gjatë kësaj intervistë, Çano theksoi rëndësinë që ka mbështetja nga Bashkimi Europian. Gjithashtu ajo renditi edhe sektorët që pritet të jenë prioritet, duke veçuar, infrastrukturën, energjinë, digjitalizimin dhe kapitalin njerëzor.

“Është ndërtuar një listë që e quajmë lista indikative e investimeve të fokusuara në katër fusha që janë fusha mbi infrastrukturë, energji, digjitalizim dhe kapital njerëzor. Kemi një listë indikative dhe nga kjo listë sot që flasim, kemi 30 .9 milionë euro grante për tre projekte që lidhen me energjinë që është rehabilitimi i Hidrocentralit të Fierzës, digjitalizimi i sistemit të transmetimit të energjisë, dhe linja Tiranë-Rashbull dhe Tiranë-Rinas që janë linjat e transmetimit. Pra kemi tre projektet e para që mbështetura që nga ana tjetër do të vijohet mareja e huasë përmes bankave të zhvillimit. Lista indikative ka edhe projekte të tjera, por është një listë që përditësohet çdo gjashtë muaj në bazë të prioriteteve të qeverisë. Periudhat raportuese janë 15 korriku i vitit aktual dhe më pas është 15 janari i viti pasardhës. Periudhat raportuese janë të ndarë çdo 6 muaj. Ne presim që në fund të vitit të kemi 25 hapa reformash që do duhet ti plotësojmë, dhe 20 që na kanë mbetur nga raportimi i parë që do të duhet të plotësohen brenda një kuadri kohor njëvjeçar dhe unë shpresoj shumë që ne të realizojmë një nivel shumë të lartë hapash. Mendoj që do kemi nivel të lartë realizimi duke ndjekur edhe trendin e realizimit të parë. Shqipëria, dua të theksoj se ka realizuar 51 % të masave të reformave të këtij raporti, është e para liderë në rajon, 48 % Mali i Zi, 29 % vetëm Maqedonia, ndërsa Serbi dhe Kosova ende nuk kanë realizuar masa”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!