Nga Shkodra kryeministri Edi Rama vuri theksin edhe një herë tek përfitimet që do të jetë Shqipëria dhe shqiptarët pas integrimit në BE. Rama tha një kohë e re, një ndryshim i mirë shqiptarët, dhe PS është forca e vetme politike që mund ta arrijë këtë.
Me hyrjen në BE, Shqipëria do të përfitojë fonde shtesë me përqindje të ulët kreditimi në të gjithë sektorët kryesore, si në ekonomi, teknologji, turizëm dhe bujqësi.
“Në 11 Maj realizohet shkëputja totale nga e vjetra dhe futemi në fazën për të qene në një kohë të re. Me hyrjen në BE do të kemi mundësi për të qene pjesë e asaj familjes të shteteve përfituese. Ne marrim një buxhet ekstra çdo vit. Me futjen në BE ne marrim më shumë se 1 miliardë euro çdo vit, ku 90% është grand dhe 10% kredi. Në bujqësi do të marri 300 mijë euro”, tha kryeministri Rama.
Sipas tij Shqipëria bën pjesë në familjen e shteteve përfituese, prandaj investimet në vend nuk do të kenë të “sosur”./abcnews.al