“Foltorja dhe gojorja”, Berisha dënon gjuhën e Ramës në Kuvend: Grida Duma i dha përgjigjen e merituar

schedule12:20 - 22 Korrik, 2022

schedule 12:20 - 22 Korrik, 2022

Kreu i PD, Sali berisha ka dënuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama në Kuvend dhe tha se deputetja demokrate Grida Duma, i dha përgjigjen e merituar.

“Edi Rama përdori çdo fjalor që s’mund ta përdor kurrë një zyrtar para kamerave, në prani të një kolektiviteti, por në prani të askujt. E bëri këtë për dy arsye. Së pari për të mbuluar refuzimin nga ana e tij të pranimit të rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, që e pret mbarë kombi shqiptar dhe e bëri për së dyti për të njëjtin motiv, për të mos lidhur atë që kanë lidhur vetë serbët. Raportin e Dick Marty me Beogradin. Vasali i Vuçiçit nuk guxon të ngrejë çështje si duhet aty ku preket Serbia.

Ai ka përdorur një gjuhë jashtëzakonisht të denjë dhe unë e përgëzoj zonjën Grid Duma për përgjigjen e merituar dhe të shkëlqyer që i dha dhe shpreh mosaprovimin tim për qëndrimin e kryetares së parlamentit  dhe të gjitha atyre zonjave kur dëgjuan kreun e tyre të flasë si halabk, kur nuk kërkuan ndërprerje të seancës.

Pra, ai ishte një seancë për të mbuluar gjithashtu impliklimin direkt të Edi Ramës në arrestimin e udhëheqjes politike të Kosovës”, tha Berisha. /abcnews.al