TIRANË- Partia Demokratike vijon tkurrjen dhe këtë fakt e dëshmon qartësisht pjesëmarrja e papërfillshme e demokratëve në “Foltoren” e Sali Berishës.
Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Tirana Live”, theksoi se Partia Demokratike u krijua si parti antikomuniste, por absurdi qëndronte tek pjesa, që në krye të saj ishte caktuar një komunist.
Sipas tij, Partia Demokratike që nga krijimi i saj ka fituar vetëm një palë zgjedhje në vitin 1992.
Ai komentoi dhe lëvizjet e brendshme në PD, ndërsa tha se problemi kryesor i kësaj partie është se nga skena ka nxjerrë të njëjtët aktorë pa prodhuar asgjë të re për publikun.
“Ka fituar një rekord, rekordin që ishte partia antikomuniste me komunistin në kryer. Ka fituar një palë zgjedhje në 1992, menjë numër deputetësh të konsiderueshëm, dhe nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje, Dhe rri në jetë për 30 e ca vjet pa fituar.
Janë të lëkundura pozitat e tij, janë të pangjallshme, janë të pabëshme, sepse nuk bëhet më. Demokratët janë të etur për të patur një lëvizje. A mund të jetë ky Salianji apo një tjetër? Në PD dalin dhe vijnë në skenë të njëjtët aktorë. Nuk mund të them se është e fshehtë, nuk mund të them se është në marrëveshje, Berisha s’ka energji për marrëveshje, sepse ai ka shkuar në fund”, tha ai.
Gjatë diskutimit në studio, Çupi u shpreh se Partia Demokratike është në gjendje klinike, të cilës i ka perënduar koha.
“PD sidomos në protesta është në gjendje klinike dhe doktori është mësuar që të gjithë pacientët t’i vinin rrotull dhe tani doktorit nuk i vijnë as pacientët. Doktori është i detyruar të shkojë dhomë për dhomë që ti takojë pacientët e tij dhe përpiqet t’i ngjallë, por kjo është e vështirë.
PD ka humbur realitetin. Ajo është në një kohë të humbur. Tjetër astronomi ka PD, tjetër astronomi ka vendi.
Koha e vet ishte parulla antikomuniste dhe në 30 vjet nuk e mundi dot komunizmin. PD e ka mbyllur ciklin dhe është jashtë realitetit. Që në fillim nuk ka qenë demokratike. Forcat e PD ishin punëtorët dhe studentët, por edhe ato i humbi”, tha ai./abcnews.al

