Fokusi te forcimi i sistemit të drejtësisë, Yuri Kim takon kreun e ILD-së

schedule15:17 - 11 Prill, 2023

schedule 15:17 - 11 Prill, 2023

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka takuar ditën e sotme kreu e Institutit të Lartë të Drejtësisë Artur Metanin.

Lajmi u konfirmua nga ambasada e SHBA me anë të një njoftimi zyrtar në Facebook. Sipas ambasadës, fokusi i takimit ka qenë roli që ka ILD-ja tek mbikëqyrja e disiplinës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksojnë se do vijojnë mbështetjen për forcimin e mëtejshëm të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i cili drejton një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi. Roli i ILD-së në mbikëqyrjen e disiplinës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave është thelbësisht kritik për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. SHBA do të vazhdojë të ndihmojë në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, siç është ILD, ndërsa ato forcohen për të çuar më tej përpara integrimin e Shqipërisë në BE.”, njofton ambasada./n.m. abcnews.al