Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fokusi i PDK, mirëqenia sociale”/ Zgjedhjet në Kosovë, Jashari: Dështimi i Kuvendit nga mosfunksionimi i bashkëpunimit

schedule17:24 - 16 Dhjetor, 2025

schedule 17:24 - 16 Dhjetor, 2025

Sala Jashari, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka deklaruar për Balkan Update se mirëqenia sociale mbetet një nga prioritetet kryesore të programit të PDK-së. Ajo theksoi se rritja e çmimeve dhe energjisë elektrike e ka vështirësuar jetën e qytetarëve dhe kërkon veprime konkrete nga institucionet. Sipas Jasharit, arsimi duhet të vihet në qendër të politikave shtetërore për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm.

“Ne vazhdojmë të interpretojmë programin sipas kandidatit Bedri Hamza, ku në thelb ka mirëqenien sociale. Është një krahasim i dukshëm rritja e çmimeve dhe rrymës dhe ka bërë një jetë të vështirë. Kryesorja për ne është mirëqenia, ku do të kemi rritje pagash me 50 për qind, si dhe ndihmesa për ata që janë veteranë lufte; duhet të zgjedhin nëse kanë pension pleqërie. Janë disa pika që i ndihmojnë të kenë një jetë më të lehtë, krahas kontributit që kanë dhënë.

Nëse marrim shembull Kroacinë, i respektojnë veteranët dhe duhet ta marrim si shembull politikbërjen e tyre. Arsimi nuk është në gjendjen e duhur dhe e shoh të nevojshme të vëmë në qendër arsimin, pasi fëmijët kanë nevojë të zhvillohen në formën e duhur. Dhe në rezultatet e testimit të PISA-s nuk kishim rezultatet e duhura.

Ka pasur deri në 63 seanca pa asnjë rezultat; është një reflektim për njerëzit që mosfunksionimi i bashkëpunimit na ka sjellë në këtë rezultat. Çdo njeri që merret me politikë është lodhur dhe mërzitur me bllokimin e institucioneve. Kjo bllokadë duhet t’i bëjë njerëzit të shfrytëzojnë fuqinë e tyre me votë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!