Deputeti socialist Xhemal Qefalia thotë se në fokus të Partisë Socialiste, është ripërtëritja e partisë.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Qefalia u shpreh se Partia Socialiste ka ambicie për të pasur intelektualë në parti, ku do të ketë të rinj në moshë, por edhe në ide.
Lidhur me opozitën, e cila ka komentuar drejtuesit politikë të PS në qarqe, Qefalia u shpreh se opozita duhet të merret me hallet e veta.
“Natyrisht, kjo ëhtë diçka mëse normale. Ripërtëritja e PS, në këtë kontekst, PS ka pasur në filozofinë e saj ripërtëritjen. Nuk ka ndonjë risi të re, pavarësisht mënyrës sesi është artikuluar. Është mëse normale. Një deputet i votuar nga elektorali, zëri i tij ndihet më i fuqishëm në seancat parlamenare. Kemi pasur ambicie për të pasur kapacitete intelektuale, sjellin jo vetëm freskinë e moshës, por edhe ide të reja. Po konkretizohet në programin e PS, që do shpaloset në fillim të fushatës elektorale. Më vjen mirë që PD i ka ngjitur ca copëza, nuk mendoj që lufta është midis individëve. Është shumë e rëndësishme qasja ndaj programit, elektoratit. Nuk paragjykoj askënd nga opozita, mendoj që opozita, para se të merret me individët që ka përcaktuar PS, duhet të merret me copëzat që i kanë mbetur jashtë”, theksoi ai./abcnews.al