Foden braktis “Tre Luanët”, “ylli” anglez lë Euro 2024 për një çështje urgjente familjare

schedule21:36 - 26 Qershor, 2024

schedule 21:36 - 26 Qershor, 2024

Pas kualifikimit për në fazën e ardhshme, si kokë e Grupit C, të Kampionatit Evropian të futbollit, anësori i sulmit, të “Tre Luanëve”, Phil Foden është larguar nga grumbullimi me Anglinë, me “yllin” e “Qytetarëve”, të Manchester City, që ka fluturuar drejt shtëpisë së tij, për një  çështje urgjente familjare.

Trajneri Gareth Southgate shpreson që një ndër lojtarët më të talentuar anglezë të zgjidhë problemet dhe të rikthehet sa më shpejt në Gjermani, me autorin e 27 golave gjatë sezonit të fundit me “Qytetarët” dhe që u zgjodh lojtari i vitit të Premier League, të jetë edhe në sfidën e radhës.

Gordon dhe Eze janë gati për ta zëvendësuar nëse nuk rikthehet në kohë për takimin e ardhshëm, mbrëmjen e 30 qershorit, në “Veltins Arena”, të Gelsenkirshenit, duel ku “Tre Luanët” do të sfidojnë për një biletë në çerekfinale, vendin e tretë të Grupit D, Holandën, ose vendin e tretë të grupit E, Sllovakinë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!