FNSH zbarkon në Elbasan pas dëshmive të Dumanit, sekuestrohet heroinë e kokainë. Talo Çela ia hedh sërish

schedule10:37 - 29 Qershor, 2023

schedule 10:37 - 29 Qershor, 2023

ELBASAN- Aksioni i FNSH, RENEA dhe Policisë së Elbasanit ka çuar në shoqërimin dhe arrestimin e 50 personave, të  cilët sipas hetimeve, dyshohet se janë përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi raporton se aksioni është shtrirë në dy pista kryesore, përkatësisht për arrestimin e personave të dalë nga dëshmia e Nuredin Dumanit dhe goditje  e kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

“Kanë qenë 15 furgonë të FNSH në operacion. Operacioni ka pasur dy pista kryesore. Së pari, identifikimi i emrave të dhënë dhe të dalë nga dëshmia e Nuredin Dumanit, i arrestuar në kuadër të operacionit të zhvilluar pak muaj më parë i quajtur “Plumbi i Artë”. Personat e shpallur në kërkim nga ky operacioni janë duke u kërkuar ende nga forcat e rendit. Përfshirë në këtë operacion , një emër shumë i përfolur i kërkuar brenda dhe jashtë vendit siç është Talo Cela. Nga informacionet e deritanishme, rezulton se për kapjen e tij edhe ky operacion ka dështuar. Pista tjetër, ka të bëjë me verifikimin e shitjes së lëndëve narkotike dhe janë shoqëruar rreth 50 persona”, raportoi gazetarja.

Burime paraprake thonë se aksioni për gjetjen e Talo Çelës ka dështuar, ndërsa krahas të arrestuarve janë sekuestruar lëndë narkotike të llojit kanabis, heroinë dhe kokainë. Policia pritet të dalë në deklaratë për të bërë të ditur rezultatin e aksionit/ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!