FNSH blindon zonën, grupi hetimor rikthehet në vendin ku u ekzekutuan vëllezërit në Durrës

schedule11:42 - 28 Prill, 2020

schedule 11:42 - 28 Prill, 2020

Grupi hetimor ka disa pista hetimi për shkakun e ekzekutimit të vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në tregun e makinave dje në Durrës.

Megjithatë atyre iu duhen prova të tjera dhe siç raporton gazetari Leonidha Musaj, grupi hetimor është riktheyr në vendin e ngjarjes për një mbikëqyrje më të detajuar të saj gjatë ditës së sotme.

Ata kanë mbërritur aty në kushte të rrepta sigurie duke u shoqëruar në çdo hap nga FNSH.

Vëllezërit Haxhia u ekzekutuan dje brenda në makinë në vendin e njohur si tregu i makinave në Durrës dhe dyshohet se dy autorët zbrasën tre karikatorë automatiku në drejtim të tyre për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Toyota” gri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!