Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi dy skenarë të mundshëm ekonomikë për Ukrainën, nga të cilët rezulton se lufta në këtë vend mund të përfundojë në fund të vitit të ardhshëm ose në mes të 2026.
Skenari bazë supozon se lufta në Ukrainë do të përfundojë në fund të vitit 2025, ndërsa skenari negativ parashikon që konfliktet të vazhdojnë deri në mesin e vitit 2026, gjë që do të ndikojë ndjeshëm në stabilitetin ekonomik të vendit.
Sipas skenarit bazë, GDP-ja e Ukrainës pritet të rritet me katër për qind në vitin 2024, ndërsa inflacioni do të rritet në dhjetë për qind për shkak të faktorëve të tillë si rritja e çmimeve të ushqimeve dhe rënia e vlerës së hryvnia ukrainase.
Për vitin 2025, PBB-ja e Ukrainës parashikohet të rritet në rangun prej 2.5 deri në 3.5 për qind, duke reflektuar përmirësimin e kapacitetit energjetik dhe rritjen e të ardhurave për shkak të lehtësimit të presioneve të çmimeve.
Skenari negativ parashikon një luftë më të gjatë dhe goditje më të thella ekonomike në Ukrainë, rimëkëmbje më të ngadaltë ekonomike, inflacion më të lartë dhe një deficit fiskal që do të kalojë 20 për qind deri në vitin 2026.
Më 21 dhjetor, FMN përfundoi rishikimin e gjashtë të Programit nën Mekanizmin e Zgjeruar të Financimit të EFF për Ukrainën, duke miratuar një shtesë prej 1.1 miliardë dollarësh për Kievin./abcnews.al