FMN ngre shqetësimin: Sistemi i taksave në Shqipëri i komplikuar, duhet rishikuar

schedule15:37 - 18 Shkurt, 2022

schedule 15:37 - 18 Shkurt, 2022

Nga Erblina Mile

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar sërish sistemin tatimor shqiptar për nivelin e ulët të mbledhjes së të ardhurave .Në një raport të fundit Fmn bën apel që të rishikohen përjashtimet e taksave por mbi të gjitha të krijohet një sistem tatimor i drejtë dhe efikas.

Ekonomia shqiptare thuhet në raport ka një nivel të lartë informaliteti që vlerësohet deri në 40 % dhe një sistem më i thjeshtë tatimor do të lehtësonte administrimin e të ardhurave.

‘Sistemi tatmor aktual është kompleks dhe i fragmentuar. Përjashtimet dhe trajtimet përfituese për tatimpagues të ndryshëm ,grupet dhe sektorët janë përhapur në vite si përgjigje ndaj presioneve nga grupe të ndryshme .Kjo ka krijuar vështirësi me administrimin, duke cënuar stabilitetin dhe transparencën e sistemit. Një sistem tatimor më i drejtë, më efikas, më i thjeshtë dhe më transparent mund ta bënte Shqipërinëmë tërheqëse për investimet e huaja, duke nxitur edhe aktivitetin e brendshëm ekonomik”.

Në analizën e fundit Fondi monetar Ndërkombëtar ka konstatuar edhe ndërhyrjet që duhet të bëhen në disa  taksa pasi kjo do të ndikonte direkt në rritjen e të ardhurave.ndryshimi që do të kishte impaktin më të madh konsiderohet  taksimi i të vetëpunësuarve.

Në lidhje me këtë kategori FMN sygjeron qeverinë shqiptare që të vetëpunësuarit të përfshihen në regjimin e tatimit mbi të ardhurat personale dhe mos të trajtohen si biznes i vogël. Pas saj renditet taksa e pronës, ndikimi i së cilës përkthehet në 0.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto si dhe taksat e mjedisit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!