“Fluturonin” me makinë, “rrugorja” aksion në Elbasan-Tiranë, ndëshkohen për shpejtësi 28 shoferë

schedule07:31 - 22 Shtator, 2021

schedule 07:31 - 22 Shtator, 2021

Ibë, Tiranë- Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet në aksin Elbasan-Tiranë.

28 shoferë mësohet se janë ndëshkuar për shkak se udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara, ku 10 prej tyre u është pezulluar patenta.

Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat gjatë dy netëve të fundit janë evidentuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 8 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit.

Si dhe janë vendosur 17 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrollin me radar , në rrugët interurbane me rrisk për aksidente rrugore si, Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës – Tiranë, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit me alkooltestues, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrollit permanent, me lëvizje në shumë pika ku dhe rreziku është më i madh si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara janë evidentuar nga kontrolli me radar në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan, 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 134 km/h deri 181 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 1 deri në 9 muaj dhe masë administrative nga 7.000 deri në 20.000 lekë të rinj .

18 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionte nga 118 km/h deri në 127 km/h .

Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat gjatë dy netëve të fundit janë evidentuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 8 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit , në masën që varionte nga 0.33 mg/l deri në 0.46 mg/l.

Si dhe janë vendosur 17 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!