NASA ka lëshuar një direktivë të re në lidhje me fluturimet private në hapësirë, duke theksuar se ato do të bëhen nga astronautët në pension. Qëllimi i kësaj lëvizjeje është rritja e sigurisë së pasagjerëve.
Sipas NASA-s, ndryshimi i ri ishte rezultat i “mësimeve të nxjerra” gjatë misionit të parë privat të Axiom Space në ISS, ku çdo pasagjer pagoi 55 milionë dollarë për të qenë atje. Qëndrimi dy-javor ndikoi në punën e ekuipazhit të ISS dhe të ekuipazhit të Axiom.
Në ditët e sotme jetojnë më shumë se 200 astronautë të NASA-s në pension, por nuk dihet se sa prej tyre janë të aftë ose duan të jenë komandantë në misionet e ardhshme. Në fakt, një raport i fundit nga NASA zbulon se mungesa e astronautëve në shërbim mund të komplikojë situatën e misioneve të ardhshme në ISS dhe Hënë. Për rekord, trupi aktual i astronautëve të NASA-s përbëhet nga 44 astronautë, numri më i vogël që nga vitet 1970./abcnews.al