Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka e ftuar në “Radarin Informativ” ka folur rreth situatës aktuale në Partinë Demokratike, ku sipas saj “foltorja” e organizuar nga Sali Berisha dhe Kuvendi i thirrur prej tij, nuk është diçka normale.
Për sa i përket mbështetësve të Berishës, deputetja Açka tha se ish-kryeministri po përdor dëshpërimin e demokratëve të cilët vijojnë të jenë në opozitë prej vitesh.
Megjithatë Açka ka theksuar se një pjesë të fajit për humbjet e ka edhe kreu aktual i PD-së Lulzim Basha.
“Nuk e dimë kush e ka shumicën se nuk janë foltoret. Kuvendi i Berishës nuk është normal dhe nuk ka ardhur në mënyrë ligjore. Firmat janë mbledhur me kafene. Berisha mbështetës mbledh shumë se është natyrë populist. Me këtë linçim ka nevojë që njerëzit të kenë adrenalinë. Humori ishte i keq pas zgjedhjeve. Dhe fakti që demokrati është i dëshpëruar se është në opozitë, është e lehtë ta përdorësh. Edhe Basha ka përgjegjësi. Por gjërat ndodhen shumë shpejt. Pas zgjedhjeve u bë Kuvendi u bënë zgjedhjet e kryetarit.”/abcnews.al/