Flurona në “gjurmët” e Omicron, infektohen 3 qytetarë në Maqedoninë e Veriut

schedule11:10 - 6 Janar, 2022

schedule 11:10 - 6 Janar, 2022

3 raste të reja me “Flurona” janë identifikuar në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se të tre janë pacientë nga Shkupi.

Rritje të ndjeshme të rasteve ka shënuar varianti Omicron. Nga 56 mostrat pozitive me COVID, 33 ishin pozitive për variantin Omicron, që përfaqëson 59 përqind të mostrave pozitive. Ky variant është zbuluar te 16 pacientë nga Shkupi, 10 nga Ohri, katër nga Tetova, dy nga Kavadari dhe një nga Koçani.

Pas Omicron, doli në qarkullim edhe “Flurona” e cila është bashkimi i gripit me COVID. Si duket edhe ky variant po shkon në gjurmët e Omicron i cili është përhapur me shpejtësi duke detyruar disa vende që të marrin masa kufizuese. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!