Fluksi në Kapshticë, Konsullata thirrje emigrantëve: Shmangni mëngjesin, udhëtoni pasdite

schedule23:31 - 20 Gusht, 2021

schedule 23:31 - 20 Gusht, 2021

Prej tre ditësh në orët e para të mëngjesit deri në mesditë në Kapshticë ka pasur fluks të lartë mjetesh me radhë mbi 1 km. Shkak është bërë personeli i reduktuar i palës greke.

Qytetarët thonë se zyrtarët shqiptarë dhe grekë duhet të merren vesh me njëri tjetrin. Por Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik u bën thirrje shqiptarëve që kthehen në Greqi pas pushimeve që të udhëtojnë në oraret e pasdites drejt vendit fqinj për të shmangur radhët në mëngjes.

Gjatë ditëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës ka patur një fluks të shtuar të kalimeve nga Shqipëria në Greqi të qytetarëve që kthehen nga pushimet.  Nisur nga ky fakt Konsulli i Përgjithshëm z. Arqile Sota sot, më datë 20 gusht, ishte prezent gjatë gjithë ditës dhe u takua me autoritetet greke dhe shqiptare të kufirit si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Kufirit të Korçës.

Nga konstatimet rezulton se ky fluks i kalimeve kufitare, gjë që shkakton radhë dhe pritje, ndodh vetëm në orët e para të paradites. Mbas orës 12.00-13.00  dhe në vijim, gjatë pasdites, në Pikën e kalimit kufitar të Kapshticës nuk ka as radhë as pritje siç duket edhe në fotot e mëposhtme.

Sa më sipër ju bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin në konsideratë dhe të vlerësojnë kthimin në Greqi edhe në oraret e pasdites për të mos krijuar radhë dhe për të mos pritur gjatë  për të kaluar kufirin” mbyllet njoftimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!