Gjatë paradites së sotme trafiku në rrugën transballkanike në Vlorë ka qene i bllokuar. Siç duket dhe nga pamjet e filmuara nga Abc News, radhët kilometrike të makinave vazhdojnë deri në Lungomare.
Kjo situatë ka nisur që në orët e para të mëngjesit për shkak të fluksit të pushuesve që janë nisur nga Kosova dhe qytete të tjera të vendit drejt plazheve të Vlorës dhe me tej ne jug te vendit.
Nga ora 7 e mëngjesit te sotëm, mjetet po lëvizin me shumë vështirësi dhe hera herës qëndrojnë për minuta të tëra. Kjo fundjavë përkon dhe fillimin e muajit gusht, që shënon dhe fluksin me te larte te pushuesve. /abcnews.al/