Fluksi i emigrantëve të paligjshëm, Irani ndërton një mur 10 km në kufi me Afganistanin

schedule15:30 - 23 Shtator, 2024

schedule 15:30 - 23 Shtator, 2024

Irani ka ndërtuar një mur më shumë se 10 kilometra të gjatë në kufi me Afganistanin, një kalim kyç për emigrantët afganë në vend.

“Në kufi me Afganistani janë ndërtuar mbi 10 km mure dhe janë planifikuar 50 km shtesë”, tha sot zëvendëskomandanti i forcave tokësore të Ushtrisë, gjeneral Nozar Nemati.

Më 9 shtator, Ministri i Brendshëm Eskander Momeni njoftoi mbylljen e plotë të kufirit, duke shtuar se vendi nuk ishte më në gjendje të pranonte një numër të tillë emigrantësh afganë.

Që nga kthimi i talebanëve në pushtet në vitin 202, fluksi i emigrantëve afganë në Iran është rritur. Irani ndan një kufi prej më shumë se 900 km me Afganistanin.

“Duke mbyllur kufirin, ne duam të kontrollojmë hyrjen dhe daljen e vendit dhe të rrisim sigurinë në zonat kufitare”, shtoi sot gjenerali Nemati.

Autoritetet kanë rritur presionin ndaj emigrantëve të paligjshëm gjatë muajve të fundit.

Më 13 shtator, zëdhënësi i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare Ibrahim Rezai njoftoi se policia po planifikonte të “deportonte në të ardhmen e afërt më shumë se dy milionë” emigrantë të paligjshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!