Rritja e fluksit të emigrantëve të paligjshëm ka bërë që greqia së fundmi të marrë masa shtesë në kuadër të parandalimit të lëvizjes së tyre.
Mediat raportojnë se Greqia po planifikon të vendosë një barrierë lundruese në Deti Egje, për të parandaluar mbërritjen e emigrantëve dhe refugjatëve nga Turqia.
Gjatë viteve të fundit Greqia ka shërbyer si një portë hyrëse për në Bashkimin Evropian, për më shumë se një milionë refugjatë sirianë dhe migrantë të tjerë. Derisa një marrëveshje me Turqinë ka ulur ndjeshëm numrin e refugjatëve, që nga viti 2016, ishujt grekë ende po përballen me kampe të mbipopulluara.
Ndërkohë mediat vendase bëjnë me dije se autoritetet greke po planifikojnë që ta blejnë pengesën me gjatësi 2.7 kilometra e cila do të vendoset në det – jashtë ishullit të Lesbos – ku gjendet kampi i mbipopulluar Moria.
Qeveria tashmë ka përgatitur dokumentin, përmes të cilit fton kompanitë ofertuese të bëjnë propozimet për shitjen e pengesës./abcnews.al