Fluksi i pasagjerëve në aeroportin Nënë Tereza ka vijuar edhe pse sezoni veror ka përfunduar.
Këshilli Europian i aeroporteve ka publikuar te dhënat për lëvizjen e udhëtareve për muajin tetor dhe rezulton se Shqipëria renditet e para për rritjen e numrit të udhëtarëve me rreth 244,6% nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë para nisjes së pandemisë.
Shqipëria ka tejkaluar një sërë vendesh përsa i përket numrit të pasagjerëve që ka pritur nga ajri nëse e krahasojmë me 5 vite më parë.
Kjo pasqyron ndryshimin e modeleve të udhëtimit dhe ndryshimin e sezonalitetit, me kërkesë më të zgjeruar për kohë të lirë dhe vizita te miqtë dhe të afërmit përtej pikut tradicional të verës .Sipas raportit një tendencë e tillë pasqyron gjithashtu elasticitetin e fortë të kërkesës, pavarësisht se tarifat e udhëtimit nga ajri janë rritur mesatarisht me +30% këtë vit në krahasim me para-Covid-in. Ndërsa rrjeti i aeroporteve të Evropës në tërësi ka tejkaluar nivelet e trafikut para pandemisë, realiteti mbetet se 45% e tyre mbeten ende nën nivele të tilla në tetor .
Të dhënat zyrtare tregojnë se Shqipëria ka pritur 10.4 milione turistë të huaj vetëm gjatë periudhës janar-tetor ose 16.2% më shumë se në 2023./abcnews.al