Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit dhe Vlorës

schedule13:06 - 25 Dhjetor, 2017

schedule 13:06 - 25 Dhjetor, 2017

Mijëra emigrantë kanë mbërritur në atdhe nëpërmjet portit të Durrësit dhe Vlorës. Autoritetet portuale kanë shtuar sportelet dhe numrin e punonjësve për të përballuar fluksin e udhëtarëve gjatë festave.

Porti i Durrësit dhe Vlorës këto ditë po përballen me fluks udhëtarësh.

Si çdo fund dhjetori emigrantët zgjedhin t’i kalojnë pushimet me familjet e tyre.

Afro 3000 pasagjerë mbërritën mëngjesin e së hënës  në  Durrës me 4 tragete që u nisën nga portet italiane.

Per festat kompanite e lundrimit ne kete qytet bregdetar  po funksionojne me 6 tragete.

Autoriteti Portual në bashkëpunim me degën e doganës dhe policinë kufitare kanë rritur numrin e sporteleve ne sherbim te pasagjereve.

E njëjta situatë paraqitet edhe në portin e Vlorës.

Mbi një mijë persona kanë hyrë në vendin tonë dy ditët e fundit.

Fluksi të lëvizjes ka edhe në largim drejt italisë.

Shume shqiptare preferojnë që ndërrimin e viteve ta kalojnë në vendin fqinj.

Porti i Vlorës ka shtuar numrin e punonjësve të policisë dhe sporteleve për të shmangur radhët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!