Në Shëngjin plazhi do të vazhdojë gjatë, pasi pushuesit nuk janë larguar edhe pse është shtator. Operatorët turistikë tregojnë se vazhdojnë prenotimet për hoteleri.
Në Shëngjin fundi i sezonit veror është ende larg. Pamjet tregojnë fluksin e vizitorëve dhe pushuesve në këtë fillim javë shtatori. Nga Kosova dhe të huaj janë këtu në plazh. Moti është i ngrohtë.
Operatorët turistikë thonë se kjo periudhë është e përshtatshme për pushime. Kur u referohen shifrave, dy javët e para të shtatorit do të kenë të njëjtin frekuentim si në muajin korrik. Ka prenotime në hoteleri, kryesisht kosovarë, polakë, gjermanë e italianë.
Muajin shtator e duan për pushim shumë njerëz. Një pjesë e zgjedhin sepse kjo është koha më e përshtatshme për ta, ose kjo është mundësia e lejeve. Me këtë flusk vendorët duhet të jenë më të vëmendshëm për t’u afruar shërbim dhe standarde ndoshta edhe më tëe mira se në kohë sezoni.
Gazetar i ABC News, Lezhë: Gjergj Figuri