Fluks në urgjencën e Durrësit/ Mbi 200 persona janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore

schedule12:18 - 1 Janar, 2025

schedule 12:18 - 1 Janar, 2025

Pas festimeve, nga konsumimi i tepërt i alkoolit dhe ushqimeve, janë regjistruar edhe raste të qytetarëve të cilët janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore.

Vetëm në spitalin e Durrësit mbi 200 persona kanë marrë ndihmë në 24 orët e fundit.

“Qyteti i Durrësit ka festuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një pjesë e mirë e qytetarëve janë paraqitur në urgjencë, 265 persona të cilët kanë kërkuar asistencën mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Leonidha Musaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!