Fluks në sallën plenare, qytetarët vizitojnë Parlamentin

schedule15:22 - 29 Nëntor, 2017

schedule 15:22 - 29 Nëntor, 2017

Si është bërë traditë, salla e senacave plenare ka çelur dyert për qytetarët gjatë ditëve të festave të pavarësisë dhe çlirimit. Në ditën e dytë të kësaj ftese të hapur duket se qytetarët kanë harruar të ftohtin dhe kanë zgjedhur të shuajnë kurreshtjen e tyre.

Dita e dytë e Parlamentit me dyer të hapura për qytetarët, pa numrin më të lartë të vizitorëve.

Të shumtë ishin fëmijët dhe të moshuarit, ata që iu përgjigjën ftsës së ligjvënësit shqiptarë,duke lënë të rinjtë dhe adoleshentët në hije.

Karrigia që pa më shumë turistë ishte ajo e Kryeministrit.

Dikush solli edhe shkopin për selfie, praktikë të harruar të vetë shefit të ekzekutivit.

Ndërtesa e projektuar në vitin 1995 nga arkitektët Luarasi dhe Vasilef, shndërroi godinën ekzustuese të Lidhjes Kulturore në atë të Kuvendit Popullor. Me një sipërfaqe prej 710 metrash katror, Parlamenti përbëhet nga salla e madhe e seancave plenare me kapacitet 160 vende, 40 vende në tribunën e presidiumit, 44 vende në llozhat nga seicila anë e sallës si dhe 246 vende në ballkonin përballë për audiencën./abcnews.al

https://youtu.be/4cPVKg-sw_8

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!