Fluks në Portin e Vlorës/ Hyjnë me tragete mbi 1600 udhëtarë në ditë, emigrantë e turistë

schedule12:27 - 9 Gusht, 2024

schedule 12:27 - 9 Gusht, 2024

VLORË- Gushti ka shtuar numrin e udhëtarëve që vijnë në Shqipëri përmes Portit të Vlorës. Vetëm mëngjesin e të premtes nga kjo  pikë kufitare hynë 1200  persona.

Kryesisht janë  emigrantë që kthehen pranë familjeve dhe të huaj që vizitojnë vendin tonë.

Shumë  italianë mbeten pushues besnikë të Shqipërisë ndërsa të tjerë vijnë për herë të parë e presin të zbulojnë  jugun e vendit.

Korriku sipas autoriteteve të Portit të Vlorës u mbyll me rreth 700 pasagjerë më tepër se viti i shkuar, pritshmëritë e tyre janë për tejkalim të numrit të udhëtarëve  të një viti më parë dhe në muajin gusht./ abcnews.al