Tre prej qendrave shëndetësore në kryeqytet do të jenë të hapura 24 orë. Vendimi i ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu erdhi, pasi pa nga afër fluksin e shtuar të pacientëve të vegjël në Pediatri.
Fluksi i lartë i pacientëve të vegjël në urgjendcën e Pediatrisë në QSUT, ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të hapë shërbimin 24 orësh në 3 qendra shëndetësore në Tiranë. Ministrja Ogerta Manastirliu pa nga afër situatën në Pediatri, ku u informua edhe me problematikat që hasin për shkak të fluksit, mjekët dhe prindërit e pacientëve.
Gjatë vizitës në Pediatri, Manastirliu u kërkoi prindërve që për raste që nuk janë urgjente, të paraqiten në qendrat shëndetësore, aty ku shërbimin mund ta marrin më shpejt.
Gjatë ditëve të fundit në shërbimin e Urgjencës Pediatrike janë paraqitur rreth 1200 pacientë, një fluks shumë i pazakontë, i përballuar me shërbim të përforcuar nga mjekët dhe infermierët e këtij shërbimi. /ABC News Albania 24/7