Fluks në Morinë, qytetarët kosovarë nuk i tremben shifrave në rritje të COVID-19 në Shqipëri

schedule13:38 - 18 Korrik, 2020

schedule 13:38 - 18 Korrik, 2020

Qytetarët e kosovarë duket se nuk i tremben shifrave në rritje të COVID-19 në vendin tonë.

Që në orët e para të mëngjesit, në orën 06.00 të kësaj të shtunë ka pasur një fluks të lëvizjeve në pikën kufitare në Morinë.

Vetëm  në dy orë, në pikën kufitare Morinë hynë 15 mijë qytetarë.

Ata shprehen për “ABC News” se nuk janë të frikësuar.

Po ashtu e cilësojë fundjavën si mundësi për të hequr stresin e krijuar gjatë karantinës.

 “Kjo situatë është më shumë një stres, ndikon tek popullata. Por ne nuk mund të mbyllemi, duhet të lëvizim”, shprehet një qytetar.

Gjithashtu tregojnë se i kanë marre masat për COVID-19.

“I kemi marrë masat te gjitha. Kemi dezinfektues, maskat, të gjitha”, thotë një tjetër qytetar.

Po pavarësisht se edhe kushtet atmosferike duket se nuk janë të përshtatshme shoqëruar edhe me reshje shiu, ata sërish u nisën drejt bregdetit.

“Shkojmë për fundjavë që të qetësohemi sadopak”, shprehet një tjetër qytetar.

“Na pëlqe vendi i vllaznit këtu”, shprehet ai.

Sakaq për të përballuar fluksin në kufi u punua me sportele të shtuara./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!