Në pikën kufitare të Kakavijës ka fluks. Sipas raportimit të gazetari të ABC News, nga pala greke radha e automjeteve ka arritur deri në 5 kilometra. Qytetarët të cilët presin të futen në territorin shqiptar thonë se janë në pritje që prej 6 orësh. Mësohet se shkak i fluksit në Kakavijë është se pala greke punon me 2 sportele, kurse pala shqiptare me 4 sportele në hyrje dhe 4 në dalje. Ndërkohë në Kapshticë nuk ka ende një fluks të tillë./abcnews.al
Fluks në Kakavijë, radha 5 km në tokën greke
schedule12:21 - 23 Dhjetor, 2017
schedule 12:21 - 23 Dhjetor, 2017