Fluksi i lëvizjeve në pikat doganore me Greqinë dhe Maqedoninë arrin kulmin në fundjavë. Në 24 orët e fundit kanë hyrë nga Kapshtica rreth 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe kanë udhëtuar drejt Greqisë 3566 persona. Për të menaxhuar situatën pala shqiptare ka hapur 7 sportele në hyrje, duke punuar me procedurë të përshpejtuar, për përpunimin e dokumentacionit te udhëtarëve. Edhe policia kufitare greke ka shtuar një sportel më tepër për daljet, duke lehtësuar lëvizjet drejt territorit shqiptar. I lartë vijon të mbetet fluksi edhe në doganën e Qafë Thanës, ku gjatë së shtunës kanë hyrë 5291 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe kanë udhëtuar drejt Maqedonisë 3636 persona. Autoritetet e kufirit, presin që deri në mesjavë ngarkesa në vendkalimet kufitare të vijojë me ritme të larta./abcnews.al
Fluks lëvizjesh në doganat me Greqinë dhe Maqedoninë
schedule11:29 - 12 Gusht, 2018
schedule 11:29 - 12 Gusht, 2018