Fluks i lartë i automjeteve/ Policia e Shtetit apel shoferëve: Bëni kujdes

schedule15:48 - 23 Gusht, 2024

schedule 15:48 - 23 Gusht, 2024

Policia e Shtetit i bën apel shoferëve të bëjnë kujdes nga fluksi shumë i lartë i lëvizjes së automjeteve në fundjavë, veçanërisht drejt plazheve, zonave turistike dhe malit të Tomorrit.

Ndërsa, Policia Rrugore apelon për respektim të normave të shpejtësisë, për të mos parakaluar, për të qëndruar në radhë në raste fluksi apo ngadalësimi të lëvizjes, dhe për të përdorur rrugë alternative.

Njoftimi i Policisë:

Duke marrë shkas nga fluksi shumë i lartë i lëvizjes së automjeteve ?? në fundjavë, veçanërisht drejt plazheve, zonave turistike ?️ dhe malit të Tomorrit ?️, Policia Rrugore ka intensifikuar masat parandaluese.

? Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për të gjithë përdoruesit e rrugës ?‍♂️?‍♀️, të cilët, për shkak të ngarkesës së trafikut në disa akse rrugore, manifestojnë sjellje agresive dhe të rrezikshme ⚠️ për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

Për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe për të parandaluar aksidentet rrugore ?, strukturat e Policisë Rrugore do të jenë prezente në të gjitha rrugët dhe nyjet problematike,  të pajisura me pajisje teknologjike të avancuara, jo vetëm për të rregulluar trafikun ?, por edhe për të parandaluar dhe konstatuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, që janë burim aksidentesh.

? Policia Rrugore apelon për respektim të normave të shpejtësisë ?, për të mos parakaluar ?, për të qëndruar në radhë në raste fluksi apo ngadalësimi të lëvizjes ?, dhe për të përdorur rrugë alternative.

Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 ? dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!