Fluks hyrjesh në Kakavijë, radhë të gjata pritje nga pala greke, punohet me dy sportele

schedule13:04 - 10 Gusht, 2024

schedule 13:04 - 10 Gusht, 2024

Ardhja e emigrantëve në atdhe për pushime por edhe i turistëve të huaj ka shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës. Në pikën e kalimit kufitar është krijuar radhë kilometrike automjetesh të cilat vijnë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Shkak për radhët e gjata ka qenë pala greke e cila ka punuar vetëm me dy sportele në përpunimin e të dhënave. Ndërkohë që nuk konstatohet asnjë problematikë në anën shqiptare të doganës.

Të dhënat zyrtare nga pika kufitare e Kakavijës tregojnë se vetëm gjatë së premtes kanë hyrë në Shqipëri rreth 6 mijë e 500 persona dhe gati dy mijë mjete. Ndërkohë që gjatë fundjavës pritet që fluksi i hyrjeve të jetë edhe më i lartë.

/abcnews.al/