Pashkët ortodokse kanë kthyer emigrantët shqiptar në atdhe. Këtë të premte kane hyre ne vendin tone 5 mije qytetare.
Ata thonë se kanë shfrytëzuar këto dite pushimesh për te parë të afërmit dhe për te festuar Pashkën.
“Kemi mamanë vetëm dhe kemi ardhur që ta shikojmë. Do të qëndrojmë deri të martën, te pjesa greke kemi pritur më shumë, gati 30 minuta”, ka thënë një nga emigrantët.
Por ka edhe nga ata që kanë vendosur ti festojnë festat, ne shtetin Helen, gjate 24 orëve te fundit kanë dalë 4 mije qytetarë.
Për të përballuar këtë fluks në rritje të qytetarëve që hyjnë në vendin tonë pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve në varësi të situatës. Aktualisht po punohet me 5 sportele, 4 në dalje dhe 1 në hyrje./abcnews.al