Fluks emigrantësh në Kakavijë/ Mbërrijnë 18 mijë udhëtarë vetëm në fundjavë, nuk ka pritje të gjata

schedule14:22 - 12 Gusht, 2024

schedule 14:22 - 12 Gusht, 2024

Në pikën kufitare të Kakavijës ka fluks të lartë të udhëtarëve që vijnë nga Greqia.

Emigrantët po kthehen për të pushuar në vendlindje. Megjithëkëtë në doganë thonë se nuk ka radhë.

Fluks më të lartë ka pasuar gjatë fundjavës ku në Shqipëri përmes kësaj pike kufitare  hynë rreth 18 mijë persona ndërsa  më shumë se 7 mijë e 800 emigrantë u kthyen   në vendin ku jetojnë e punojnë.

Në doganën greke po punohet me tre sportele në dalje gjë që ka sjellë lehtësi në  kontrolle.

Emigrantët shqiptar që po kthehen në vendin fqinj thonë se nuk kanë qëndruar më tepër se gjysmë ore në pritje dhe se situata është menaxhuar më mirë se vitet e shkuara./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!