Në vendin tonë duket se kemi një qëndrueshmëri përsa i përket rasteve të reja me Covid, krahasuar me shumë vende në Evropë të cilat tashmë për shkak të shpërthimit të rasteve të infektuar kanë rikthyer masat kufizuese.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se java në spitalin infektiv duket se ka nisur me një fluks të shtuar të ambulancave që dërgojnë pacientë.
Ndërkohë në raportin e një dite më parë në vendin tonë rezulton që të jenë të infektuar me Covid 8036 pacientë mes të cilëve vijojnë të jenë të shtruar në spital 157 pacientë.
Ndër të tjera thuhet se nga pacientët e shtruar në spital 14 janë në gjendje më të rënduar./abcnews.al