Floriana Garo shtatzënë? Detaje të parrëfyera në çift, takimi i parë me bashkëshortin

schedule18:49 - 17 Mars, 2021

schedule 18:49 - 17 Mars, 2021

Rikthimi i Floriana Garo në jetën politikë u bë kryefjala e mediave në Tiranë. Ajo vjen me një intervistë ndryshe në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku ndau shumë detaje nga jeta e saj familjare në Zvicër.  “I found my love in Portofino”, është kënga që simbolizon dashurinë e tyre, pasi ata të dy janë takuar në këtë vend. Floriana tregoi se ishte një detajiste dhe kërkon shpesh që të ndryshoj orenditë e shtëpisë.  “Më ke kapur tek pika ime e dobët. Them gjithmonë ky tapet nuk shkon, kjo piktura… jam detajiste”, tregoi Garo.

Floriana është pak hermetike në postimet në rrjetet sociale më familjarët e saj, madje fotot e fëmijëve i ka publikuar të sfumuara.  E pyetur nga Ermali nëse do i publikoj portretet e tyre reale,  Garo tha se ajo dhe  bashkëshorti nuk shohin asnjë benefit nëse nxjerrin fotot e fëmijëve në rrjetet sociale, ndaj kanë zgjedhur që të mos i publikojnë.

A kanë në planë një fëmijë të tretë?

“Më tha dikush mos je shtatzanë, por nuk jam shtatzanë. Megjithatë nuk e anashkalojmë mundësinë në të ardhmen”.

Pyetjes se çfarë nuk do të dëgjoj nga të tjerët ajo iu përgjigj:  “Nuk dua të thonë që janë fallco”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!