Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokrarike Floriana Garo ka deklaruar se çdo katër vjet Edi Rama vesh kostumin e zgjedhjeve dhe siç thotë ajo tregon përralla dhe bën premtime.
Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, Garo shprehet se me 25 prill të gjithë do të votojnë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën për të risjellë shpresën.
Deklarata:
Çdo 4 vite, Rama vesh kostumin e zgjedhjeve, duke na treguar përralla, duke premtuar e premtuar…
Eshte Rama i para zgjedhjeve, por nëse votojmë për të serish, do të kemi Ramën e pas zgjedhjeve, e do të vijojmë serish të dështojmë.
Papunësia, rrogat minimale me të ulëta në Europë, pamundësia për ta çuar Shqipërine përpara.
8 vjet që Shqipëria ka ngecur me Ramën- janë boll për të thëne JO!
Përfitoni nga kjo mundësi për të ndryshuar-
Me 25 Prill të gjithë do të votojmë Partine Demokratike dhe Lulzim Bashën për të risjellë shpresën. Shqipëria fiton!