Kreu i shoqatës së Diabetit, Florian Toti në një intervistë për “Abc e shëndetit”, është shprehur se për shkak të pandemisë është ulur numri i vizitave të pacientëve me diabet.
Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos e rriskojnë veten.
Gjithashtu ai ka theksuar se nëse një pacient me diabet është i kujdesshëm në menaxhimin e gjendjes së tij shëndetësore është më pak i rrezikuar.
“Numri i pacientëve të shtruar në spitalet Covid janë me diabet. Së shpejti do të zhvillojmë një konferencë shkencore për të nisur një ndjekje më të specializuar ndaj këtyre pacientëve. Problemi është se ne deri më tani nuk kemi vënë re për shtimin e numrit të pacientëve në spital, e çuditshme është të zbulojmë çfarë ka ndodhur por duket se nga frika nuk vijnë në spital. Gjithashtu ka dhe një ulje të konsultave në klinika, si ka mundësi një gjë e tillë.gjatë periudhës së pandemisë një pjesë e madhe e kanë hemoglobinën e glukozuar më mirë, nuk është se e kanë humbur kujdesin. Personat me diabet janë më të kujdesshëm, pasi duke matur vetë diabetin në një periudhë të tillë ju ka hyrë shumë në punë,” ka thënë mjeku./abcnews.al