Padyshim që Luiza Gega dhe Florian Marku janë dy sportistët shqiptarë të momentit. Kjo për faktin se atletja u shpall kampione e Europës në garën 3000 mijë metra me pengese në Mynih, teksa vendosi një rekord të ri, ndërsa Marku është në pritje të ndeshjes së madhe në “Air Albania” gjithashtu për të fituar një titull të rëndësishëm.
Gjatë ditës së sotme qeveria organizoi një ceremoni për Gegën në shenjë respekti, ndërsa në krahun tjetër, Marku pati konferëncë për mediat së bashku me kundërshtarin meksikan.
Për rastësi, teksa Luiza Gega ishte duke dhënë një intervistë për mediat jashtë ambienteve të kryeministrisë, Marku vjen dhe e përqafon duke e uruar për suksesin e fundit.
Po ashtu Marku shfrytëzoi rastin për të bërë edhe një apel për të rinjtë.
“Besoni dhe luftoni fort për ëndrrat tuaja. Luiza është modeli më i mirë i suksesit. Stërvituni dhe punoni sa më shumë, sepse një ditë do të shpërbleheni. Unë e kam nisur nga hiçi”, u shpreh Marku, që pasnesër do të ndeshet në “Air Albania”. /f.a/abcnews.al