Florian Marku i arrestuar me urdhër të SPAK, zbulohet skema e mashtrimit

schedule13:42 - 10 Tetor, 2021

schedule 13:42 - 10 Tetor, 2021

Prej më shumë se një viti kur shqiptarët ashtu si e gjitha bota janë mbërthyer nga frika për shkak të COVID-19 biznesi i ka lulëzuar kontrabandistit, Florian Marku, i cili është distributor i madh i ilaçeve, që së bashku me pesë persona të tjerë, mes tyre 3 administratorë që kanë në zotërim depo farmaceutike janë arrestuar.

Dy ditë më parë prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e mashtrimit përmes së cilës operonin Marku dhe personat e tjerë të arrestuar. Ai ka mashtruar shtetin dhe qytetarët.

Marku ka futur ilaçe kontrabandë në sasi të mëdha pa paguar asnjë taksë, pjesa dërrmuese që përdoreshin për t’u mjekur kundër COVID-19 duke i shpërndarë përmes Margarita Xhaxhiut.

Së dyti janë qytetarët që e kanë pësuar, që nga ankthi dhe frika kanë paguar sa “qimet e kokës” pa asnjë garanci për atë që kanë blerë me çmime mjaft të shtrenjta.

Lexo edhe: Shisnin ilaçe kontrabandë në pandemi, dalin emrat e 4 administratorëve të arrestuar në Tiranë

Duke mashtruar në dy krahët, shtetin duke shmangur taksat dhe qytetarët me çmimet dhe cilësinë, Marku vetëm ka shtuar zerot në llogarinë e tij. Oligarku i ilaçeve, Florian Marku ka në pronësi tre farmaci “Flori”; “Flori 2”; “Flori 3” në Tiranë duke bërë kërdinë.

Tashmë Marku me personat e tjerë të arrestuar do të përballen me akuzat “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.//Abcnews.al