Flori Mumajesi në kërkim të vajzës së panjohur që pa te sheshi “Skënderbej”: Nuk i fola dot

schedule12:56 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 12:56 - 17 Dhjetor, 2019

Flori Mumajesi është në kërkim të një vajze të panjohur. Nuk e besoni?

Një gjë të tillë e bën me dije vetë këngëtari, i cili ka zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur atë që i ka ndodhur.

Flori shkruan në Instagram se mbrëmjen e djeshme ka qenë tek sheshi “Skënderbej” një një nga lokalet e improvizuara përballë pemës.

Mirëpo, teksa ka qenë aty një vajzë i ka mbetur fiksim këngëtarit, por kjo e fundit as që e ka vënë re. Për pasojë, Flori duket se ka zgjedhur rrjetet sociale, me shpresën që mund të bjerë në gjurmët e vajzës, për të cilën shprehet se një natë më parë nuk pati guxim ti fliste.

Madje këngëtari shton në fund se do të shkojë sërish në të njëjtin vend.

Dje në mbrëmje vonë vizitova sheshin dhe u ula në një nga lokalet përballë pemës, ishte shumë po shuuumë bukur edhe njerëzit ishin shuuuumë të bukur dhe në ate super atmosferë më mbeti mendja tek një vajzë e cila ishte shumë afër meje por qe as që më pa, ajo vazhdonte bashkë me shoqen e saj shijonte energjinë e bukur të sheshit dhe bënin foto. U mata ti flisja disa here por nuk e bera dot! Nejse! Ju ftoj ta vizitoni sheshin… Jam i sigurt keni për ta shijuar  “rastësisht” ndoshta mund te më shihni edhe mua ulur tek i njëjti vend duke priturë! Asgje nuk ështe e pamundur!”, shkruan Flori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!